

Angjensi Turistike Marvi-Miracle

Guida ne Kroaci
​
Dita 1: Tirane – Budva – Hercegnovi – Dubrovnik
​
Pas takimit me guiden fillon udhetimi yne me autobus komod me ajer te kondicionuar drejt Kroacise. Pas ndaleses se pare ne Muriqan ku mund te shijojme dhe mengjesin, udhetimi vazhdon me procedurat e kalimit te kufirit.
​
Me pas vazhdojme rrugen drejt qyteteve te Barit, Petrovacit dhe Shen Stefanit
ku do kemi mundesi per nje pushim te shkurter per fotografi. I drejtohemi
​
Budves (qyteti me turistik i bregdetit te Malit te Zi, atje mund te shikoni Kalane e Qytetit te Vjeter dhe Portin e qytetit pjese te cilat priten te behen pjese e pasurive historike te UNESCO-s). Aty do kemi mundesi te drekojme ne menyre fakultative. Sugjerimi yne do jete gjithmone i pranishem.
Pas ketij pushimi te kendshem, drejtimin do ta marrim per ne kufirin Kroat, ku perpara do te kemi mundesi te lundrojme me Traget ne Qytetin e Hercegnovit.
Pas procedurave te kufirit kroat, i drejtohemi qytetit te Dubrovnikut.
Darka dhe Akomodimi ne hotel.
Dita 2: Dubrovnik
​
Pas mengjesit ne hotel dhe riprezantimit te programit nga guida jone fillojme viziten panoramike te qytetit te vjeter te Dubrovnikut. (Ndryshe konsierohet si Venecia ne miniature).
Dubrovniku ofron nje turizem si kulturor ashtu dhe veror. Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut.
Ne kohe te vjetra ndryshe i quajtur Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s
Vizita panoramike perfshin:
Manastiri Francescan & Domenican ( Manastire te cilet kane histori ne qytetin e vjeter sepse simbolizojne kohen e zhvillimit te tij perpara termetit ).
Porta e Piles dhe Shatervani i Onofrios Farmacia e vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit (
​
Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit.
Pas perfundimit te tourit do te kemi mundesi per shetije me varke ne brigjet e Dubrovnikut (nje vizite opsionale me extra pagese).
Do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat: Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001
Pasdite kohe e lire per Shopping.
Ne mbremje mund te argetohemi ne disa nga ambjentet me Muzike Live ne qytetin e vjeter.
​
Darka dhe Akomodimi ne hotel
​
Dita 3: Dubrovnik – Cavtat – Kotorr – Tirane
Pas mengjesit ne hotel nisemi per te vizituar qytetin e Cavtatit. Aty do te keni mundesi te shijoni bukurite ne brigjet e shetitores kryesore te ketij qyteti, ne te cilen gjenden shume lokale dhe dyqane me Souvenire. Me pas drejtohemi per ne doganen Kroate per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit.
Pas procedurave te kufirit Kroat nisemi drejt Hercegnovit dhe qytetit ku do kemi ndalesen e radhes: Kotorrit.
Vizite panoramike ne Kotorr:
Kotorri eshte nje vend teper turistik i cili eshte pjese e Trashegimive
​Kulturore te UNESCO-s.
​
Ai ka formen e nje trekendeshi me tre Porta, duke komunikuar me pjeset e tjera te qytetit.
Aty do kemi mundesite shohim
​
Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes.
Ndryshe quhet Qyteti i Mbretereshes Teute me nje qyteze brenda Kalase dhe me nje Keshtjelle ne maje te malit.
Gjatesia e mureve arrin deri ne 4.5 km dhe ato jane ndertuar nga shekulli i 9-te deri ne shekullin e 14-te.
Aty do te kemi mundesi te drekojme ne menyre fakultative. Sugjerimi yne do te jete gjithmone i pranishem.
Pas pushimit ne Kotorr kalojme ne Tunelin e Vramacit dhe marrim drejtimin per ne qytetin turistik te Budves.
Me pas nisemi per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirt shqiptar
​
Kthimi per ne Tirane.
Fundi i sherbimit tone.





