

Angjensi Turistike Marvi-Miracle

Guida ne Selanik
​
Dita 1: Tirane – Selanik
Nisemi nga Tirana ne oren 07.00.
Pas nje udhetimi prej 3 oresh mberrijme ne qytetin e Pogradecit duke shijuar keshtu edhe liqenin e bukur te Pogradecit. Gjate rruges do te kemi ndalese per kafe dhe per te shijuar mengjesin. Rinisim udhetimin tone drejt qytetit te Korces dhe mberrijme ne piken kufitare te Kapshtices.
Pas procedurave kufitare,i drejtohemi qytetit Kastoria.
Kastoria eshte e pozicionuar ne veri te Greqise, në bregun perëndimor të liqenit të Orestiada, një luginë të rrethuar me male gelqerore.
Kastoria si nje qytet i lashte eshte i mirenjohur per shume kisha bizantine, ka nje arkitekturë e brendshme qe daton nga periudha otomane, gjithashtu ka te zhvilluar peshkimin (trofta). Mundesi per dreken fakultative ne kete qytet. Vazhdojme udhetimin duke kaluar ne qytete te njohura si Kozani, Veria dhe mberritja ne mbremje ne Selanik.
Akomodimi ne hotel
Dita 2: Selanik
City Tour Selanik
Pas mengjesit ne hotel fillojme viziten tone panoramike te qytetit te Selanikut.
Selaniku, qyteti i dyte i Greqise per nga madhesia, ekonomia,tregtia dhe jeta politike.
Vizita jone fillon me:
Kullen e Bardhe ne sheshin qendror te qytetit e ndertuar ne shekullin e XV, eshte nje monument dhe muze.
Fillimisht e ndertuar nga osmanet per fortifikimn e qytetit, ajo u be nje burg famekeq dhe skena e ekzekutimeve masive gjate periudhes se sundimit osman.
Eshte rimodeluar ne thelb pasi Greqia fitoi kontrollin e qytetit ne 1912 e adoptuar si simbol i qytetit. Me pas vizite ne Kishen e St. Sofia dhe Kishen Bizantine te St. Demetrios si dhe ne varrin e tij, e prej ketej ne Ancient Agora (pazari qendror i qytetit).
Programi yne do te perfundoje ne Sheshin e Aristotelit duke shijuar bukurite e bregdetitdhe kohe ne dispozicion per dreken e cila eshte fakultative
Mbasdite e lire ne qytetin e Selanikut.
(Opsion Extra Pagese )
Darke ne nje nga Tavernat lokale me Muzike Live ose Bouzuk
Akomodimi ne hotel
Dita 3: Selanik – Tirane
Pas mengjesit ne hotel nisemi drejt Tiranes. Rruges ne kthim idrejtohemi qyteteve te Verias, Kozani. Do kemi mundesi per te shijiuar rrugen panoramike te kesaj zone e cila ndahet nga autostrada e re me me shume se 12 tunele te rinj. Me pas i drejtohemi qytetit te Kastorias per nje pushim te shkurter. Ndalesa tjeter do te jete ne kufirin e Kapshtices ku do te kryhen procedurat kufitare. Opsionper kafe ne Pogradec dhe me pas nisja drejt Tiranes.
Mberritja ne Tirane.
Fundi i sherbimit tone.






